Home Ballina Guillou premton se para fundvitit do t’ia dorëzojë trupit gjykues çështjen ndaj liderëve të UÇK-së

Guillou premton se para fundvitit do t’ia dorëzojë trupit gjykues çështjen ndaj liderëve të UÇK-së

0

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, ka njoftuar palët se përpara fundit të këtij viti synon që çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit  t’ia dorëzojë trupit gjykues.

Mirëpo, mbrojtja e Thaçit ka filluar me ankesa dhe kritika kundrejt Zyrës së Prokurorit të Specializuar për mosdorëzimin e të gjitha materialeve provuese.

Kjo sipas avokatit, Gregory Kehoe është duke ndodhur pavarësisht urdhrave të Gjykatës Speciale që këto materiale të nxirren për mbrojtjen e drejtuesve të UÇK-së.

Diskutimet për këto materiale, kanë kaluar në seancë private.

Exit mobile version