![Griezmann vazhdon me Atletico Madridin Griezmann vazhdon me Atletico Madridin](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/maxresdefault-23.jpg)
Antoine Griezmann do vazhdojë të jetë lojtar i Atletico Madridit.
Griezmann do të luajë për ‘rojiblancos’ sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Atletico Madridit aktivizoi dje vitin e dytë të huazimit, siç parashikohej në një klauzolë në kontratën e nënshkruar më 31 gusht të vitit të kaluar.
Kështu, futbollisti francez do të luajë në ‘Wanda Metropolitano’ edhe një sezon.
Më pas, klubi do të paguajë një shumë prej 40 milionësh eurosh Barcelonës për Griezmann, pasi lojtari është nën pronësinë e tyre.