Home Sport Granada turpëron Mallorcan e Muriqit

Granada turpëron Mallorcan e Muriqit

0
Granada turpëron Mallorcan e Muriqit

Mallorca ka humbur 5-2 ndaj Granadas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36 të La liga.

Skuadra mysafire e dominoi ndeshjen dhe triumfoi me goleadë, pas një performance të dobët të vendasve.

Serinë e golave e hapi Luis Suarez në minutën e 6’, për të vazhduar më pas me Escuderon, Mollinan (x2) dhe Uzunin.

E tëra çka bënë vendasit ishin shënimi i dy golave me anë të Raillos dhe Sevillas.

Kjo humbje vetëm sa ia përkeqëson situatën vendasve në raport me luftën për mbijetesë.

Exit mobile version