Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka përkujtuar simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin, në 4-vjetorin e vdekjes së tij.
Grabovci ka thënë se baca Adem mbetet simbol, prijës i qëndresës dhe fanatik i idealeve kombëtare, shkruan Scanner.
“Sot, katër vjet që kur, në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, BACA Adem Demaçi. Një jetë plotë sfida e sakrifica. Dhe, prapë mbete i pathyeshëm. Sikur Ty, nuk ka tjetër. Simbol, prijës i qëndresës dhe fanatik i idealeve kombëtare.
As sot, sikur që nga dita kur ike, s’ka fjalë që shpreh dhimbjen dhe krenarinë për Ty BAC!”, ka shkruar Grabovci në Facebook.