Shtëpia e Megan Thee Stallion në Los Angelos është grabitur të enjten në mbrëmje.
Sipas medias rozë TMZ, dy burra të veshur me kapuç dhe doreza kanë mundur të thyejë një derë xhami në pjesën e pasme të shtëpisë së reperes. Prej aty ata morën rrugën për në dhomën e gjumit të këngëtares 27-vjeçare.
Ata kanë mundur të marrin sende me vlerë si bizhuteri dhe para cash të cilat kapin vlerën e 300,000 deri në 400,000 dollarë.
Detektivët janë ende duke punuar për të identifikuar grabitësit duke përdorur pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja thuhet se reperja nuk ishte në shtëpi në momentin e vjedhjes dhe është e paqartë se ku ndodhej ajo.