Home Ballina Gola: Çështja e homoseksualitetit nuk mund të shpjegohet shkencërisht

Gola: Çështja e homoseksualitetit nuk mund të shpjegohet shkencërisht

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola ka thënë se qysh në vitin 1973 është hequr çfarëdo stigme që u vendoset homoseksualëve, shkruan Gazeta Express.

Gola tha se me vendimin e Asociacionit të Psikologëve Amerikanë është dhënë verdikti se kjo kategori nuk vuan dhe nuk ka deficite as në aspektin psikologjik, emocional, shpirtëror, kognitiv e mental.

“Unë po mendoj që çfarëdo diskutimi shkencor rreth çështjes së homoseksualitetit mendoj që është i ezauruam me vendimin e Asociacionit të Psikologëve Amerikanë kur në 1973 hiqet çfarëdo lloj stigme që i mbivendoset kësaj kategorie shoqërore duke dhënë verdiktin përfundimtar që në asnjë aspekt psikologjik, emocional, shpirtëror, kognitiv, mental të tjerë kjo kategori nuk vuan dhe nuk ka deficite”, tha Gola.

Më tutje, ai deklaroi se kjo çështje nuk mund të diskutohet shkencërisht, pasi sipas tij kjo është çështje kulturore dhe vlerore.

“Nuk mendoj që kjo çështje mund të diskutohet shkencërisht sepse unë fundamentalisht besoj që kjo është çështje kulturore dhe vlerore. Po të ishte shkencore do ta kishim shumë më lehtë”, tha ai.

Exit mobile version