Home Ballina Gjykatësit në veri i dorëzojnë pozitat e tyre

Gjykatësit në veri i dorëzojnë pozitat e tyre

0
Gjykatësit në veri i dorëzojnë pozitat e tyre

Punonjësit serb në gjykatat që veprojnë në veri të Mitrovicës sot janë duke dorëzuar detyrën si shenjë revolte siç thonë ata për mos zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe presionit që po i bëhet për konvertim të targave në RKS.

Këto largime vijnë pas atyre të policëve, deputetëve, kryetarëve të komunave e asamblistëve komunal nga komuniteti serb.

Ndërkohë, edhe dhjetë deputetë të Listës serbe dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme

Përfaqësuesit e Listës Serbe në protestën e mbajtur dje në Mitrovicë duke pretenduar se janë të shtypur nga institucionet e Kosovës kanë thënë se nuk duan të jenë qytetarë të dorës së dytë dhe janë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut.

Exit mobile version