Home Ballina Gjykata vendos: Nuredin Lushtakun dhe dy familjarët e tij në paraburgim edhe për 2 muaj

Gjykata vendos: Nuredin Lushtakun dhe dy familjarët e tij në paraburgim edhe për 2 muaj

0
Gjykata vendos: Nuredin Lushtakun dhe dy familjarët e tij në paraburgim edhe për 2 muaj

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që t’i lë në paraburgim edhe për dy muaj Nuredin Lushtakun, Faton Lushtaku e Arif Lushtakun. Vendimi është marrë në seancën e mbajtur dje ndaj të dyshuarve.

“Seanca ndaj tyre është mbajtur dje, paraburgimi iu është vazhduar edhe për dy muaj”, deklaroi Hoxha për Insajderin.

Lushtakët dyshohet se të shtunën e 2 korrikut sulmuan fizikisht dy zyrtarët policorë, Enver Smakiqi e Mërgim Geci gjatë orarit të punës

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L. dhe N.L., më 2 korrik 2022, rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B. dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, ku njëri është goditur me predhë të armës në këmbë. Me këtë, të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Exit mobile version