Home Ballina Gjykata Penale në Cyrih dënon personin i cili pati thënë se Pacolli ka gisht në vrasjen e vëllezërve Gërvalla

Gjykata Penale në Cyrih dënon personin i cili pati thënë se Pacolli ka gisht në vrasjen e vëllezërve Gërvalla

0

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka thënë se personi i cili pati akuzuar atë se ka gisht në vrasjen e vëllezërve Gërvalla, është dënuar nga Gjykata Penale në Cyrih.

Kështu ka bërë të ditur Pacolli përmes një postimi në ‘Facebook’.

Sipas tij, si me personin në fjalë do të veprojë me të gjithë ata që tentojnë të njollosin emrin e tij.

Shkrimi i plotë:

Me shprese se me kete shkrim do ti kontriboj drejtesise ne vend:
E ndaj me ju eksperiencen e hidhur personale si pasoje e nje sistemi gjyqesor jo efikas, me mangesi te medha jo profesionale dhe papergjegjesie.
Sot kam pranuar nje aktvendim te Gjykates themelore ne Prizren (Gjyqetari Fahret Velliaj) qe ka hudhur poshte padine time me arsytimin se “e njejta eshte e pasafateshme”, pavaresisht se eshte lehtesisht e verifikueshme se padia eshte parashtruar ne perputhje me nenin 17 te ligjit civil kunder shpifjes dhe fyrjes.
Une do te ushtroj te drejten time te ankeses ne gjykaten e Apelit e cila do te vendos sipas ligjit.
Halli im me i madh eshte, fati i qytetareve te rendomte te cilet perballen me kete sistem gjyqesor e me keta gjykates te papergjegjeshem e te cilet per shkaqe te ndryshme nuk kane mundesi te ndjekin “rrugen e gjate gjyqesore”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=483103923178504&id=100044367011944
Exit mobile version