Home Ballina Gjoshi, Kurtit: Mos e përmend luftën se ty ta njohim “trimërinë”, ti i pari ikë në Norvegji

Gjoshi, Kurtit: Mos e përmend luftën se ty ta njohim “trimërinë”, ti i pari ikë në Norvegji

0

Anëtari i Kryesisë së PDK, Betim Gjoshi, i ka reaguar kryeministrit Kurti, i cili sot “nuk mund të ketë luftë pa Serbinë dhe paqe pa shqiptarët, në Ballkan”, në një intervistë për Vecernje Novosti të Kroacisë, shkruan Scanner.

Gjoshi thotë se këto deklarata të Albin Kurtit janë një luftë e tij kundër Kosovës dhe imazhit të saj.

“Këto deklarata do ta krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurtë dhe afër një konflikti”, shkruan Gjoshi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Këto deklarata të Albin Kurtit janë një luftë e tij kundër Kosovës dhe imazhit të saj.

Këto deklarata do ta krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurtë dhe afër një konflikti.

Kryeministër, mos fol për këtë temë në publik e në media ndërkombëtare. Ti duhet ta dish se me kënd bëhen këto biseda.

Kryeministër, ndale luftën kundër Kosovës e puno diçka!

Mos e përmend luftën se ty ta njohim “trimërinë”. Ti je i pari që do të ikësh në Norvegji.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=651748639702034&id=100046007122690

Exit mobile version