Pas Ballkanit dhe Dritës, sot është radha e Gjilanit.
Skuadra kosovare do të zbresë në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues.
“Skifterat” do ta vizitojnë skuadrën Liepaja, të cilën e kishin mposhtur javën e kaluar në lojën e parë me rezultat minimal, 1:0 në Prishtinë.
Gjilanasit kanë shkuar në Letoni me qëllim që ta ruajnë këtë kapital dhe ta sigurojnë kalimin në rrethin e dytë kualifikues të kësaj gare.
Ata janë të motivuar dhe optimistë se do t’ia dalin, edhe pse e pranojnë se s’do të kenë punë të lehtë përballë skuadrës letoneze.
Ndeshja ndërmjet Liepajas dhe Gjilanit do të luhet sot duke filluar nga ora 16:00.
E më pas, në mbrëmje në fushë do të zbresë edhe skuadra tjetër kosovare, Llapi, i cili do ta presë Buduçnostin e Podgoricës.