Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçari në Vushtrri

Të enjten rreth 11:30, Policia e Kosovës në Vushtrri ka pranuar informatën se në rrugën “Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 30-vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. “Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.