Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në QKUK të premten, pasi ishte dërguar atje në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në raportin 24-orësh thuhet se viktima nga Prishtina është gjetur i shtrirë në tokë para se të vdiste.
“VDEJKE E DYSHIMTË/ Rr. Nezir Gashi, Prishtinë 21.10.2022 – 07:37. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë. Viktima është dërguar në QKUK në gjendje të renduar dhe më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.