Home Lajme Botë Gjendet i vdekur ish-zyrtari i lartë dhe njëkohësisht miku i Putinit – Zbulohet shkaku i rëndë

Gjendet i vdekur ish-zyrtari i lartë dhe njëkohësisht miku i Putinit – Zbulohet shkaku i rëndë

0
Gjendet i vdekur ish-zyrtari i lartë dhe njëkohësisht miku i Putinit – Zbulohet shkaku i rëndë

Një ish-zyrtar i Kremlinit dhe zv-president i bankës “Gazprombank”, gruaja e tij shtatzënë dhe vajza e vogël janë gjetur të pajetë në apartamentin e tyre në Moskë.

Krimi i rëndë ka tronditur Rusinë, ndërsa trupat janë gjetur nga vajza e tyre e madhe 26-vjeçare.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes ku zbuloi skenën makabre. Krah trupit të pajetë të multimilionerit 51-vjeçar, Vladislav Avayev gjendej e vdekur gruaja e tij shtatzënë Yelena, dhe vajza 13-vjeçare Maria.

Hetuesit thonë se krimi ka ndodhur në katin e 14-të të pallatit, ku ndodhej apartamenti 2 milion eurosh i Avayev, ndërsa vrasjet dyshohet të jenë kryer me armë zjarri. Ata thonë se po hetojnë çdo lidhje me punën dhe jetën e tij personale.

Vajza e madhe i tha policisë se kur hyri në apartament e gjeti trupi e pajetë të babait të saj me pistoletë në dorë.

Exit mobile version