Home Ballina Gjendet e vdekur modelja e njohur ruse që e quajti Putinin psikopat!

Gjendet e vdekur modelja e njohur ruse që e quajti Putinin psikopat!

0
Gjendet e vdekur modelja e njohur ruse që e quajti Putinin psikopat!

Në Rusi ka ndodhur një ngjarje e rëndë.Kufoma e një modeleje ruse është gjetur e copëtuar dhe e vendosur brenda një valixheje.

“The Sun” shkruan se modelja është gjetur një vit pasi ishte zhdukur. 23-vjeçarja Greta Vedler, kishte kritikuar sistematikisht Putinin, duke e cilësuar si “psikopat”.

Por në fakt vrasja nuk ka të bëjë me këtë fakt.

Bëhet e ditur se vrasjen e ka kryer ish- i dashuri i saj, Dimitry Korokvin.

Ai ka thënë se e ka mbytur për vdekje pas një grindjeje për paratë në Moskë, që nuk kanë lidhje me pikëpamjet e saj politike dhe analizën e mendjes dhe motiveve të Putinit.

Ndër të tjera, ai u tha hetuesve se kishte fjetur në një dhomë hoteli për tre netë me kufomën e saj, të cilën e vendosi në një valixhe të sapo blerë, teksa më pas ai e çoi trupin 300 milje në rajonin e Lipetsk dhe e la në bagazhin e një makine për më shumë se një vit.

Sipas “The Sun”mësohet se i dashuri i viktimës me gjakftohtësi vazhdoi të postonte foto dhe mesazhe në rrjetet sociale të modeles, për t’i bërë miqtë të besonin se ajo ishte ende gjallë.

Exit mobile version