Home Lajme Ekonomi Gjatë 2022, liderët e teknologjisë u “varfëruan” me 414 miliardë dollarë në total

Gjatë 2022, liderët e teknologjisë u “varfëruan” me 414 miliardë dollarë në total

0
Gjatë 2022, liderët e teknologjisë u “varfëruan” me 414 miliardë dollarë në total

Ky vit nuk ka qenë më i miri për miliarderët e teknologjisë si Elon Musk, Mark Zuckerberg apo Jeff Bezos, në aspektin financiar. Të tre liderët si dhe miliarderë të tjerë kanë pësuar zvogëlim të pasurisë së tyre me rënien e aksioneve.

Metro” shkruan se shefi i Tesla, SpaceX dhe Twitter, Elon Musk humbi 132 miliardë dollarë dhe bashkë me to, edhe titullin si njeriu më i pasur i botës.

Rivali i tij i hapësirës, Jeff Bezos humbi 84 miliardë dollarë ndërsa shefi i Meta, Mark Zuckerberg, 81 miliardë. Ndonëse Zuckerbeg renditej vazhdimisht në dhjetëshen e njerëzve më të pasur të botës, tashmë ka zbritur në vendin e 25-të.

Bashkëthemeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page humbën respektivisht 44.6 dhe 43.4 miliardë dollarë, ndërsa pasuria e ish-shefit të Microsoft, Bill Gates u zvogëlua me 29 miliardë. Edhe pse Gates  nuk e drejton më kompaninë, ai vijon të jetë aksionari i saj kryesor. Aksionet e Microsoft ranë me 30% këtë vit.

Veç saj, Apple pësoi një rënie prej 1.4% ndërsa Netflix 3.7%. Megjithatë, asnjë kompani nuk ka pësuar humbje si Tesla, 11.4%. Prodhuesi i makinave elektrike ka pezulluar aktivitetin në një fabrikë në Shangai. Investitorët janë të shqetësuar për përfshirjen e vazhdueshme të Musk në Twitter në kurriz të Tesla.

Exit mobile version