Një person është arrestuar në Gjakovë për shkak se ka ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare.
Rasti është raportuar në polici dje rreth orës 17:00.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë nga policia:
Gjakovë 01.10.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.