![Giresse tregon se çfarë ndryshoi te Kosova në pjesën e dytë Giresse tregon se çfarë ndryshoi te Kosova në pjesën e dytë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/27031679-600x360-1.jpg)
Kosova e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” kanë shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Qipros.
Kosova zhvilloi një pjesë të dytë fenomenale, duke i siguruar pikët e plota dhe një nismë të mbarë të Ligës së Kombeve.
Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse tha se nuk i pëlqeu loja n% pjesën e parë.
“Orientimi i lojës në pjesën e parë nuk ishte i mirë, me disa gabime teknike. Gjatë pjesës së dytë u fokusuam në principet tona dhe ta ndryshojmë lojën dhe të bëjmë atë të cilën jemi të aftë ta bëjmë”, u shpreh fillimisht Giresse.
Tutje, ai tregoi se në pjesën e dytë u kërkoi lojtarëve të luajnë nga krahët, pasi mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar.
“Kam kërkuar nga lojtarët të rivendosen në fushë. Të luajmë nga anët, pasi mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar. Të jemi më precizë sa i përket teknikës së pranimit të topit dhe lojës me top”, tha Giresse.