Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode i është gëzuar lajmit për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse.
Rhode përmes një cicërime në Twitter ka kërkuar më shumë marrëveshja të tilla mes dy vendeve, si p.sh. marrëveshje për energjinë dhe targat.
“Lajm vërtet i mirë. Më shumë nga këto ju lutemi p.sh. për energjinë, targat”, shkroi Rhode.
Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.