Home Lajme Gërxhaliu: Kosovarët sot s’mund ta blejnë me 150 euro, atë që në janar e blinin më 100 euro

Gërxhaliu: Kosovarët sot s’mund ta blejnë me 150 euro, atë që në janar e blinin më 100 euro

0

Ekonomisti Safer Gërxhaliu po konsideron se kriza ekonomike në vend është thelluar shumë.

Ai në Tëvë1 ka deklaruar se këtë mund të tregojnë më së miri qytetarët e Kosovës, të cilët, atë që e kanë blerë në janar me 100 euro, tani nuk mund ta blejnë me 150 euro.

“Këtë më së miri e diktojnë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët atë që e kanë blerë me 100 euro në janar, nuk mund ta blejnë sot me 150 euro ”, tha ai.

Ai tutje ka shtuar se në vend mungon dialog publiko-privat, ndërsa foli edhe rreth raportit të Bankës Botërore.

“Në Kosovë mungon një dialog i mirëfilltë publiko-privat dhe në njërën anë e kemi një krizë e cila është çdo ditë duke u rënduar dhe bazuar në raportin e Bankës Botërore, inflacioni është 19.2 për qind që me të vërtetë kjo është një masë alarmuese”, shtoi ai.

Exit mobile version