Home Ballina Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në OKB, por dikur huqte flamurin e tyre

Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në OKB, por dikur huqte flamurin e tyre

0
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në OKB, por dikur huqte flamurin e tyre

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit në OKB për të shqyrtuar raportin e radhës të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, kryediplomatja kosovare përgjatë takimeve që kishte me përfaqësues të OKB-së ngatërronte simbolet e kësaj organizate.

Ministrja Gërvalla ngatërronte flamurin e Aleancës Ushtarake Veri-Atlantike [NATO], me atë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Teksa njoftonte takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, Gërvalla vendoste flamujt e OKB-së.

Deklaratat që morën dhenë të kryediplomates kosovare, të cilat i dha në pjesëmarrjen e fundit në njërën nga mbledhjet e OKB-së, ishin për themelimin e institucioneve kosovare.

“Raporti i UNMIK është vetëm një javë pas krijimit të Qeverisë sonë të re. Shumica ka votuar që të çlirojë veten nga korrupsioni dhe krimi. Jemi në një udhëtim për të përmbushur vullnetin dhe kërkesat e popullit tonë, për ta bërë vendin tonë të ri plotësisht të njohur ku sundimi i ligjit dhe demokracia funksionojnë”, deklaronte ajo.

Exit mobile version