Këngëtarja e njohur shqiptare, Albana Bilalli, ka paraqitur projektin e ri muzikor, i quajtur “Gentleman”.
Këtë këngë ajo e ka shoqëruar me videoklip, i cili është i realizuar vetëm bardhë e zi.
Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Albana, kurse producent është Hayden Chisholm.
Muzika është bërë në studion “HillRiver Studios”, ndërsa videon e ka punuar Mirko Polos.