Home Rozë Gazetarja shqiptare pas koncertit të Noizyt: Vajza ime 11-vjeçare di përmendësh tekstet banale të reperëve

Gazetarja shqiptare pas koncertit të Noizyt: Vajza ime 11-vjeçare di përmendësh tekstet banale të reperëve

0
Gazetarja shqiptare pas koncertit të Noizyt: Vajza ime 11-vjeçare di përmendësh tekstet banale të reperëve

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar në lidhje me koncertin duke bërë një status në profilin e saj në “Facebook” ku shprehet se ndihet e skandalizuar që vajza e saj 11-vjeçare i di përmendësh tekstet me fjalë banale të reperave.

“Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop.

“Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej.

“Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë fjalë të ndyra plot. Me atë rast këndojmë këngët e tij dhe ju nuk na bërtisni dot”,- dhe qesh, me një lloj revanshi të ëmbël që nënkupton “hidhu përpjetë sa të duash, më ndalo e ndëshko si të të vijë për mbarë, por ja që kshu…”.

E pranoj, u ndjeva keq kur shihja atë vajzë të brishtë, delikate, disi të mbyllur në vete, me shije të rralla estetike e mbi të gjitha ime bijë, të më këndonte pasazhe këngësh me tekste nga më banalet, të ashpra, të ndyra me një melodi e ritëm standard, marinuar me gegnishte për me justifiku rimën dhe trendin”-shkruan ndër të tjera ajo.

Exit mobile version