Banorët në Mariupol po shesin gjithçka që kanë për të mbijetuar, sipas një gazetari ukrainas. Ai ka publikuar foto të një tezge të improvizuar ku shiten, kufje, këpucë, make up-e etj.
Kujtojmë se Mariupoli është nën pushtimin rus pasi ra në duart e forcave të Moskës pas javësh bombardimesh pothuajse të vazhdueshme. Banorët e qytetit po vuajnë mungesën e ushqimit, ujit të rrjedhshëm dhe ilaçeve gjatë rrethimit.