Home Ballina Gazetari kosovar rrëfen se si u sulmua gjatë syfyrit nga një qen endacak

Gazetari kosovar rrëfen se si u sulmua gjatë syfyrit nga një qen endacak

0

Kushtrim Reshitaj, moderator dhe redaktor në Klan Kosova, ka njoftuar se në mëngjesin e ditës se sotme është sulmuar nga një qen endacak.

Në postimin e tij në Facebook, ai ka treguar se ai ka shpëtuar pa ndonjë pasojë në trup.

Më tej ai ka shtuar se nga paaftësia e atyre që janë kompetent, qytetarët janë në rrezik nga qentë e rrugëve.

“Unë disi edhe ia dola pa ndonjë pasojë në trup, por parmendo se çka mund t’i bëj ndonjë fëmije nëse në këtë formë i vërsulet. Për budallaki* e mosaftësi, 24 orë në ditë qytetarët e kanë jetën në rrezik nga qentë e rrugëve”, ka thënë ai.

Reagimi i tij:

Sonte përderisa dola me marr bukën e porositur për syfyr, u sulmova nga njëri prej qenëve endacak që rrijnë vazhdimisht tek lagjia ku unë jetoj.
Në fakt ky që sot m’u vërsul dhe më shqeu pantollonat, më shumë i ngjan arushës se sa një qeni të zakonshëm, aq i madh dhe i frikshëm është.Unë disi edhe ia dola pa ndonjë pasojë në trup, por parmendo se çka mund t’i bëj ndonjë fëmije nëse në këtë formë i vërsulet.Në fakt e kanë pësuar goxha fëmijë e të rritur në kryeqytet, derisa zgjidhje s’ka ende kurrëfare.Nëse një ditë një fëmijë ka me pësu me jetë si shkak i kësaj katrahure endacakësh që e ka pushtu Prishtinën, atëherë krejt ju neglizhuesit kompetent, një nga një duhet me përfundu në burg, mos harroni.Për budallaki* e mosaftësi, 24 orë në ditë qytetarët e kanë jetën në rrezik nga qentë e rrugëve.Kjo s’është normale bre, mos me guxu njeriu me ec lirshëm lagjeve.*krejt ju dashamirë të tyre, organizata e aktivista, merrni nëpër dhomat e juaja nëse aq shumë po ju dhimbsen, bile shpesh më shumë se jeta e njeriut.Unë prej nesër me stupc kam m’u shoqëru ka do që eci, e le t’ndodh prap si sonte, e di pastaj qysh reagoj.

Exit mobile version