Gazetari Astrit Gashi i ka reaguar vendimit të qeverisë së Kosovës për ndarjen e pakos ekonomike për të ndihmuar përballjen e inflacionit duke thënë se qeveria është shndërruar në BIK që shpërndan vitra.
Gashi në postimin e tij në Facebook shprehet se njerëzit detyrohen të ikin jashtë se nuk gjejnë punë, ndërsa sipas tij, Kurti po mendon se mund ta rregullojë ekonominë e Kosovës me Hekuran Muratin, por se ekonomia sipas tij është dobësuar.
Gjithashtu, Gashi shprehet se është i zhgënjyer me qeverinë Kurti dhe se po e nëpërkëmbin 51 përqindëshin.
Ky është postimi i tij:
Kjo nuk eshte pako ekonomike, ky eshte shenderrim i qeverise se Kosoves ne BIK, ne nje vakef qe shperndan vitra njehere a dy here ne vjet per te varferit, dhe te gjithe muajt tjere i le te vdesin edhe urie. Ndihma per rrymen eshte qesharake. Me te tjeret nuk merret fare.
Njerezit edhe shkencetar ne qofshin, e jo analfabet, detyrohen te ikin jashte se nuk gjejne pune, sepse ekonomia private e dobet nuk arrin ti absorbon. E kjo ekonomi, te cilen KM po mendon se mund ta rregulloj nje burokrat e vartes si Hekuran Murati e shefi i tij, vetem eshte dobesuar ne keto dy vite edhe si pasoje e qeverisjes se pakuptimt.
Perpos ne raport me Serbine ku ende kam besim te plote, nuk jam duke e thane krejt cka po me doket qe eshte e sakte ne cdo fushe tjeter, sepse ende po besoj qe munden me bo ndryshimin dhe ende po du me ju jap kohe. Por i zhgenjyer jam! Shpresoj te ndryshojne sa me shpejt! Qytetari i Kosoves i heqi keqperdoruesit, por se duron shperdorimin dhe padijen. Ndryshoni! Mos e neperkembni 51 perqindshin!
Kosoves ka me ju dashte normaliteti, kjo qeveri duhet ta sjelle normalitetin. Nuk mund te jetojme nen stres cdo dite te lume! Nuk mundemi cdo dite me flejt me tuten se cka po na sjelle mengjesi!