Home Ballina Gazetari Berisha i bie tunelit të ri të Ramës, thumbon Kurtin

Gazetari Berisha i bie tunelit të ri të Ramës, thumbon Kurtin

0

Gazetari Ridvan Berisha ka qarkulluar gjatë së dielës në tunelin që shkurton kohën e mbërritjes në Sarandë të Shqipërisë, i përuruar së fundmi nga kryeministri Edi Rama.

Ai ka shfrytëzuar rastin të bëjë përgjatë kalimit në projektin gjigant infrastrukturor një video, përderisa postimin e saj në Facebook e ka shoqëruar me një “kunj” për Albin Kurtin dhe partinë e tij, Vetëvendosje,  sipas të cilëve “asfalti nuk hahet”.

Sipas Berishës, investimet si ky në Sarandë, ashtu sikundër dhe investimet e tjera strategjike në Kosovë janë demanti më i mirë ndaj populistëve demagogë të etur për një karrige pushteti.

“#EdiRama, te ne në Kosovë partia e kryeministrit #AlbinKurti, akuzonte oponentët teksa ishte në opozitë, duke i qortuar se, asfalti nuk gëlltitet, nuk përtypet, nuk kapërdihet nën pretekstin se po procesi po përvëlohej nga korrupsioni. Sot, Kosova ka infrastrukturë rrugore moderne, gjithnjë në nevojë që të vijojë dhe më shumë ndërtimi i rrugëve magjistrale që lidhë qytetet e mëdha”, shkroi Berisha në Facebook.

Videoja

Exit mobile version