Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka sigurime shëndetësore.
Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 duke folur për 2 dekada qeverisje, ai tha se për shkak që Kosova nuk ka sigurim shëndetësor, kosovarët detyrohen të shkojnë edhe në Beograd për shërim.
“Në shumicën e fushave jemi më së keqi në rajon. Jemi I vetmi vend që nuk kemi sigurime shëndetësore. Mali i Zi, Serbi e Shqipëria e Maqedonia i kanë sigurimet e këqija, por i kanë. Na nuk kemi hiq sigurim.
Kosovarët edhe pas një lufte të tmerrshme, detyrohen me shku jo vetëm në Shkup e Podgoricë, por edhe në Beograd, në kryeqytetin e shtetit që në vitin 1998-99 i ka kry gjithë ato krime kundër shqiptarëve në Kosovë”, tha Gashi.