Home Lajme Ganimete Musliu tregon pse e quajti frikacak Albin Kurtin

Ganimete Musliu tregon pse e quajti frikacak Albin Kurtin

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka sqaruar pse e quajti frikacak kryeministrin Albin Kurti gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se i ka thënë frikacak për shkak që sipas saj, Kurti s’ka guxim që të përballet me problemet e qytetarëve, shkruan Gazeta Express.

Ajo kritikoi kryeministrin Kurti edhe për mungesat në seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Një kryeministër i këtij vendi, një ministër i këtij vendi i cili nuk guxon me u përball me problemet e qytetarëve ai është frikacak dhe ai nuk e meriton me qeverisë me vendin. Fatmirësisht seancat parlamentare shihen, janë live dhe i shohin të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Mundem me thënë që ka ardhur dy tri herë në seancë dhe është përballur me tema të caktuara”, ka thënë ajo në ATV.

Më tutje, deputetja e PDK-së tha se në Kuvendin e Kosovës po mungojnë edhe ministrat.

“Domethënë kur për shembull diskutohet buxheti për shtetin ty të mungojnë krejt ministrat. Secili deputet ngrit çështje të caktuara për dikastere të ndryshme. Dikush flet për arsimin dhe duhet me qenë ministrja e arsimit dhe u përball me deputetin apo me dhënë komente. Ne e kemi gjatë gjithë kohës vetëm një ministër e që është i Financave dhe që e ka obligative me qenë aty”, ka thënë ajo.

Ganimete Musliu e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës më  24 janar të këtij viti, teksa po diskutohej për situatën epidemiologjike në Kosovë.

Gjatë kohës sa ajo po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit, Kurti u largua nga ulësja e tij dhe doli nga salla.

Kjo gjë nxiti reagimin e Musliut.

“Rri more rri, mos u frikëso, hajde ulu këtu, mos ik prej përgjegjësisë, frikacak”, kishte thënë ajo.

https://fb.watch/b3rKignXVB/
Exit mobile version