Home Sport Galatasaray të kënaqur me Rashicën, duan blerjen e kartonit të tij

Galatasaray të kënaqur me Rashicën, duan blerjen e kartonit të tij

0
Galatasaray të kënaqur me Rashicën, duan blerjen e kartonit të tij

Galatasaray raportohet se po dëshiron ta kompletojë transferimin e plotë të Milot Rashicës nga Norwich City.

Mediat turke raportojnë se te Galatasaray janë të kënaqur me futbollistin e Kombëtares së Kosovës dhe se duan ta transferojnë atë.

Sulmuesi vushtrrias iu bashkua gjigantëve të Superligës turke në formë huazimi nga Norwich City, klub i cili po bën gara në Championship.

26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025 me Norwich Cityn dhe vlera e tij aktuale është shtatë milionë euro.

Rashica më parë gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Werder Bremenit, Vitesses dhe Vushtrrisë.

Exit mobile version