Home Rozë Fustani me simbole kombëtare i Rita Orës u dizajnua nga Valdrin Sahiti

Fustani me simbole kombëtare i Rita Orës u dizajnua nga Valdrin Sahiti

0
Fustani me simbole kombëtare i Rita Orës u dizajnua nga Valdrin Sahiti

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mbrëmjen e së martës, ka mbajtur koncert në Tiranë.

Ky koncert u mbajt në sheshin ‘Skënderbej’, para mijëra shqiptarëve.

Veshja e këngëtares mori vëmendje të madhe.

E gjitha, kjo pasi ajo u shfaq me fustanin kuq e zi, e flamurin shqiptar.

Përtej kësaj, fustani u dizajnua pikërisht nga stilisti i njohur shqiptar i cili ka korrur suksese edhe nëpër botë, Valdrin Sahiti.

Ai është përkujdesur për secilin detajë të fustanit të yllit botëror.

Exit mobile version