Home Sport Fury tregon se kush sipas tij është favoriti në duelin Usyk – Joshua

Fury tregon se kush sipas tij është favoriti në duelin Usyk – Joshua

0
Fury tregon se kush sipas tij është favoriti në duelin Usyk – Joshua

Tyson Fury ka dhënë disa vlerësime për rivalët e tij.

Kampioni i WBC në peshat e rënda të boksit, Tyson Fury ka dhënë disa komente për rivalët e tij, përfshirë Anthony Joshua e Oleksandr Usyk.

Britaniku nuk e vlerëson aspak bashkëkombësin e tij Joshua, dhe për duelin e radhës beson se Usyk është favoriti.

Megjithatë, Fury identifikon pika të dobëta edhe te Usyk.

“Për mua, ai (Joshua) është një budalla i vjetër i padobishëm, dhe ai nuk do të kalojë meçin e radhës kundër Oleksandr Usyk”, ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

“Gjithsesi, mendoj se Usyk është boksier i mirë, i talentuar, por mendoj se nuk është kërcënim i madh. Ai është i goditshim”, shtoi britaniku.

“Mendoj se është i vogël dhe jo i shpejtë. Duket si Muhammad Ali krahasuar (me Joshua)”, ishin fjalët e ‘Gypsy King’.

Nëse Tyson Fury kalon me sukses Dillian Whyte, ai me siguri do të përballet me njërin nga Oleksandr Usyk ose Anthony Joshua, varësisht fituesit.

Exit mobile version