Home Ballina Fundi i grevës duket larg, Kurti: “Mësimdhënësit duhet ta kryejnë punën meritore për pagat që i marrin”

Fundi i grevës duket larg, Kurti: “Mësimdhënësit duhet ta kryejnë punën meritore për pagat që i marrin”

0
Fundi i grevës duket larg, Kurti: “Mësimdhënësit duhet ta kryejnë punën meritore për pagat që i marrin”

Kryeministri Albin Kurti konfirmoi edhe njëherë sot se është larg arritja e një marrëveshje me SBASHK-un për ndërprerjen e grevës.

Në një konferencë për media, Kurti s’ishte i kënaqur që u pyet për grevën, ndërsa tha se do të përsëris diçka që tashmë e ka thënë për këtë çështje

“Unë jam i bindur që zgjidhja më e mirë, më e drejtë, më e dobishme, është që edhe mësimdhënësit, edhe nxënësit të shkojnë në shkollë që të mësojnë. Dhe kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve, por edhe për zhvillimin e mbarë shoqërisë sonë”, tha ai.

Kryeministri tha se Qeveria po i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme dhe përsëriti vlerësimin si “shantazh” për kërkesat e SBASHK-ut.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje sa më parë, mirëpo ne kemi bërë shumë hapa. Ajo çfarë nuk kemi parë është heqja dorë nga shantazhi se o kaq, o nuk shkojmë në punë”, tha Kurti.

Ai tha se punëtorët “duhet të kryejnë punën meritore për ato paga që i marrin”.

“Duhet të keni parasysh që për të mbajtur e mirëmbajtur drejtësinë në vend, të gjithë njerëzit që përfitojnë paga, duhet të kryejnë punën meritore për ato paga që i marrin”, u shpreh ai.

Exit mobile version