Home Ballina FSK marshon rrugëve të Drenasit për Ditën e Çlirimit

FSK marshon rrugëve të Drenasit për Ditën e Çlirimit

0
FSK marshon rrugëve të Drenasit për Ditën e Çlirimit

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për nderë të ditës së çlirimit kanë marshuar fshatrave të Drenicës.

Dhjetëra pjesëtarë u panë edhe në qendër të Drenasit duke përshëndetur qytetarët e duke nderuar dëshmorët.

Ata u pritën nga nënkryetari i komunës Arben Shala dhe drejtorët Petrit Gashi dhe Lumnije Krapi.

Postimi i Petrit Gashit:

FSK është trashëgimtarja e UÇK-së dhe krenaria e kombit tonë.
FSK është dhe mbetet institucioni me i dashur për popullin tonë.
FSK çdo ditë e më shumë po na bënë krenar si në arenën vendore poashtu edhe atë ndërkombëtarë.

Prandaj me kënaqësi së bashku më Nënkryetarin Arben Shala , drejtoreshën Lumnije Krapi dhe Policinë e Kosovës  e pritem marshin e tyre në sheshin e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, sheshin ku bëmë homazhe së bashku duke nderuar e përkujtuar dëshmorët e kombit tonë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve!
Krenar me FSK-në!

Exit mobile version