![FSK-ja realizon garën “Forca 2022” FSK-ja realizon garën “Forca 2022”](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/2-34.jpg)
Komanda e Logjistikës e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar garën tradicionale “Forca 2022”.
Kjo garë e cila i paraprinë garës së “Ushtarit më të mirë” në FSK.
Garuesit u sfiduan në disa disiplina: çmontimi dhe montimi i armës M4, tërheqja e litarit, gjuajtja e granatës, gara e forcës dhe grup aktivitetesh.
Realizimi i garave të tilla në FSK ngrit nivelin e gatishmërisë, shkathtësitë ushtarake dhe është promovim i shpirtit luftarak dhe garues ndërmjet ushtarëve.