Home Lajme FSK, institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit edhe për vitin 2022

FSK, institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit edhe për vitin 2022

0
FSK, institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit edhe për vitin 2022

FSK vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit edhe për vitin 2022.

Kështu njofton ministri Armend Mehaj, i cili shkruan se ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë.

“Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmoi sot se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 83 për qind të besueshmërisë qytetare.

Ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përgëzime për punën profesionale të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë  e ne vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!”, thotë ai.

Exit mobile version