Home Ballina “Fshesa” e Gërvalles kap edhe sekretaren e MPJ, Elmaze Pireva

“Fshesa” e Gërvalles kap edhe sekretaren e MPJ, Elmaze Pireva

0

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka dalë me një status të gjatë në Facebook për të treguar se çfarë po ndodh në dikasterin që ajo drejton, ndërkaq ka paralajmëruar se do të shfuqizohen disa “vendimeve të jashtëligjshme” të kësaj ministrie, për siç, ka thënë ajo, ta kthyer ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në këtë institucion, njofton GazetaScanner.

Pa u bërë 24 orë nga statusi i saj në Facebook, që kishte zgjedhur ta postojë në një ditë pushimi, pak para orës 24:00, mësohet se ajo tashmë ka hequr nga pozita sekretaren e Ministrisë së Jashtme, Elmaze Pireva.

Burime të Scanner brenda MPJD mësojnë se Gërvalla ka heq sekretarën Elmaze Pireva dhe në vend të saj ka emëruar si ushtrues detyre Behar Isma, që më parë kishte punuar në Ministrinë e Diasporës.

Kujtojmë se që nga ardhja e Gërvallës në këtë dikaster, nja nga qëllimet e saj ka qenë heqja nga pozita njerëz, që ajo i ka konsideruar të papërshtatshëm, ndërkaq ajo kishte shkarkuar edhe një numër të madh të ambasdorëve, duke lënë kështu për një kohë ambasadat pa ambasador. /Scanner/

Exit mobile version