![Frashër Krasniqi i PSD-së aktivizohet në terren, thotë se po i merr aktivistë edhe VV-së Frashër Krasniqi i PSD-së aktivizohet në terren, thotë se po i merr aktivistë edhe VV-së](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/9076yurtyhsrtd.jpg)
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka disa ditë që është aktivizuar në terren e që po prezanton aderime të reja në partinë që udhëheq Dardan Molliqaj. Krasniqi para gjashtë dite ka qëndruar në qytetin e Kaçanikut nga ku edhe ka njoftuar se Blerim Ramadanaj nga Hasi i është bashkuar PSD-së.
“Me Blerim Ramadanaj nga Hasi, që sapo ka nisur biznes të vogël në Kaçanik. I vendosur që të mos e lëshojë Kosovën, por i pakënaqur me gjendjen politike të vendit, Blerimi iu bashkua PSD-së dhe bashkë me të e qindra të tjerë që po na bashkohen, do të ndërtojmë një opozitë të fuqishme në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në njoftim.
Pas Kaçanikut, Krasniqi është lajmëruar nga qyteti i Ferizajt prej ku edhe ka prezantuar si prurje të re në PSD ish-anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Zeqirin, raporton Express.
Krasniqi ka shkruar se Zeqiri po i bashkohet PSD-së meqë është i zhgënjyer nga mënyra e qeverisjes së Kurtit.
“Florim Zeqiri, prodhues vendor nga Ferizaj, ish-anëtar i VV, i zhgënjyer nga politikat e gabuara të Qeverisë Kurti, iu bashkua PSD-së”, ka njoftuar Krasniqi.