Home Lajme Botë Franca nuk toleron, gjobë për ata që mbajnë kondicionerin ndezur dhe njëkohësisht dritaren hapur

Franca nuk toleron, gjobë për ata që mbajnë kondicionerin ndezur dhe njëkohësisht dritaren hapur

0
Franca nuk toleron, gjobë për ata që mbajnë kondicionerin ndezur dhe njëkohësisht dritaren hapur

Dyqanet me ajër të kondicionuar në Paris do të duhet të mbyllin dyert dhe dritaret nga e hëna, ose do të përballen me një gjobë, për të reduktuar konsumin e energjisë, sipas një vendimi të marrë, të premten 22 korrik, nga bashkia e kryeqytetit, sipas mediave të huaja.

Vendimi, i miratuar, synon të reduktojë shpenzimet e energjisë për shkak të krizës energjetike. Vendimi do të jetë në fuqi edhe në muajt e dimrit dhe hyn në fuqi të hënën. Sipas autoriteteve personat që nuk respektojnë rregullat do të gjobiten  deri në 150 euro.

Rezoluta përmend, në veçanti, “pasojat e ngrohjes globale në Paris dhe nevojën urgjente për të reduktuar konsumin e energjisë në periudhën aktuale.

Exit mobile version