Ed Sheeran ka një helikopter në pronën e tij e cila ka kushtuar 3.7 milion funta, por zyrtarisht, ai nuk ka një helikopter që lëviz me të.
Megjithatë, pjesë private e tokës që ai përdor kur ngrihet me helikopter duket në mënyrë të dyshimtë një platfomrë helikopterësh. Të paktën kështu mendojnë fqinjtë e Edit.
Helikopterët lejohen të ngrihen dhe të ulen në një vend ‘të përkohshëm’, përveç rastit kur përdoret për më shumë se 28 ditë në çdo vit kalendarik, sipas Urdhrit të Zhvillimit të Përgjithshëm të Planifikimit të Qytetit dhe Vendit të vitit 1988.
Rezidenca e tij në Suffolk, ku ai jeton me gruan e tij Cherry Seaborn, përfshin pesë shtëpi, një fushë futbolli, një pemishte, një kuzhinë në natyrë, një zonë argëtimi dhe një ‘pellg të kafshëve të egra’.
Nëse Sheeran tejkalon rregullin 28-ditor, ai do të duhet të kërkojë leje planifikimi retrospektiv. Dhe sipas burimeve të cituara në The Sun, është një shqetësim që Ed duhet ta marrë seriozisht.
Fqinjët e tij thuhet se po planifikojnë ta lajmërojnë nëse e kapin këngëtarin fshehurazi në një ulje të 29-të në çdo moment të këtij viti.
Ata e shënojnë çdo herë që ai zbret dhe largohet, thanë burimet.
“Disa nga fqinjët e Edit kanë numëruar sa herë ai përdor një helikopter”, tha burimi i cituar. Duket se ai nuk mund të pushojë kur bëhet fjalë për shtëpinë e tij.