Federata e Futbollit e Kosovës sot e ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për ‘Laureatët e Vitit 2022’.
Aty janë ndarë disa çmime për vitin kalendarik 2022, gjithashtu është zgjedhur edhe 11-shja më e mira e atij viti.
Në portë u zgjodh Enea Koliqi i Gjilanit, ndërsa në mbrojtje ishin treshja e Ballkanit, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova e Astrit Thaqi dhe Ardian Limani i Dritës.
Në mesfushë ishin përzgjedhur katër futbollistë, Ermal Krasniqi dhe Lindon Emerllahu të Ballkanit, Ilir Krasniqi i Llapit dhe Endrit Krasniqi i Prishtinës.
Sulmi u kompletua nga dy futbollistë, Albion Rrahmani i Ballkanit dhe Mirko Simonovski i Dritës.
Më poshtë e gjeni formacionin në mënyrë grafike: