Kanë mbetur edhe dy javë deri te fillimi i Kupës së Botës, që këtë vit do të zhvillohet në Katar.
Ndeshja hapëse do të zhvillohet më 20 nëntor, me Katarin si nikoqir që do të përballet me Ekuadorin.
Finalja e madhe është e caktuar që të zhvillohet më 18 dhjetor.
Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve, “Transfermarkt”, ka përpiluar një formacionet me futbollistët më të shtrenjtë, që pritet t’i shohim në aksion në Kupën e Botës.
Kylian Mbappe vlerësohet si më i shtrenjti në treg me 160 milionë euro. Pas tij renditet Vinicius Junior me 150 milionë euro.
Phil Foden me 110 milionë euro është futbollisti tjetër që vlerësohet në treg me mbi 100 milionë.
Vlen të theksohet se yjet si Lionel Messi, Cristiano Ronalo dhe Neymar nuk janë pjesë e këtij formacioni.
Ekipet kombëtare të futbollistëve të përfshirë në këtë formacion janë të kualifikuar, teksa mbetet të shihet nëse ata do të luajnë. Gjithçka varet nga lëndimet dhe ftesa e përzgjedhëseve gjithashtu. /Express/