Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë të ditur pasditen e së mërkurës se forcat e saj po rigrupohen pranë kryeqytetit ukrainas, Kievit, dhe qytetit verior të Chernihiv. Qëllimi, sipas asaj që thonë rusët, është që forcat të përqendrohen në zona të tjera kyçe të përfundojnë “çlirimin” e rajonit separatist të Donbasit.
Njoftimi vjen në një kohë kur ka kaluar vetëm një ditë nga deklaratat se Rusia do të zvogëlonte në mënyrë drastike operacionet ushtarake pranë Kievit dhe Chernihiv-it. Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby më vonë gjatë ditës tha se SHBA-të besonin se ajo që po ndodhte në të vërtetë ishte një ripozicionim dhe jo tërheqje.
Moska ka njoftuar tashmë se fokusi i saj kryesor është tani në Donbasi.
Javën e kaluar, zyrtarë të lartë ushtarakë rusë thanë se Rusia po hynte në një “fazë të re” të fokusuar në “çlirimin” e rajonit të Donbasit, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë zhvilluar një kryengritje të nivelit të ulët për tetë vjet. /abcnews.al/