Florian Marku e ka konfirmuar rikthimin e madh në ringun e boksit.
Dhe, boksieri shqiptar do ta bëjë këtë në tokën e shqiponjave – në Shqipëri.
Kampioni shqiptar ka njoftuar edhe një herë se meçin e radhës do ta zhvillojë në Tiranë, respektivisht në stadiumin “Air Albania”.
E sot, boksieri që vepron në Angli, e ka zbuluar edhe datën e meçit të shumëpritur.
Sidoqoftë, nuk e ka zbuluar ende emrin e kundërshtarit të meçit që do të zhvillohet në fund të muajit të ardhshëm.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Florian Markut me detaje të meçit të tij të ardhshëm.