Home Lajme ‘Fleni dathë’: Bislimi optimist se regjimi i vizave do të largohet shpejt

‘Fleni dathë’: Bislimi optimist se regjimi i vizave do të largohet shpejt

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke folur sot para Komisionit për për Integrim Europian, është pyetur edhe rreth liberalizimit të vizave.

Bislimi ka thënë se është relativisht optimist se regjimi i vizave do të largohet, por vetëm kaq pa dhënë ndonjë datë ose sinjal të qartë.

“Është punuar bukur shumë me dëmtu procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo jam optimist se relativisht optimist se regjimi i vizave do të largohet shpejt”, është shprehur Bislimi.

Tutje Bislimi ka thënë se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut.

Bisilimi, duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, bëri të ditur se ka dështuar aranzhimi për takim Kurti-Vucic në Bruksel.

Sipas tij, Vucic, ka dhënë arsye jo relevante për të mos u takuar me kryeministrin Kurti gjatë kësaj jave.

Madje, sipas tij, takimi me homologun e tij serb, Petkovic dështoi edhe javën e kaluar.

Duke folur për marrëveshjen për energjinë në veri, Bisilimi tha se ka vonesa të qëllimshme për zbatim të udhërrëfyesit nga Elektroserveri.

Exit mobile version