Home Lajme Flasin nga presidenca, tregojnë pse Osmani reagoi për Ukrainën, s’tregojnë pse s’reagoi për rrymën

Flasin nga presidenca, tregojnë pse Osmani reagoi për Ukrainën, s’tregojnë pse s’reagoi për rrymën

0
Flasin nga presidenca, tregojnë pse Osmani reagoi për Ukrainën, s’tregojnë pse s’reagoi për rrymën

Këshilltarja e presidentes, Donjeta Miftari, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, e cila kërkoi nga Vjosa Osmani që të reagonte për shtrenjtimin e tarifave të rrymës.

Miftari, me anë të një postimi në ‘Facebook’, sqaroi edhe arsyen pse ka reaguar për Ukrainën, por nuk foli për heshtjen e saj karshi shtrejntimeve të tarifave të energjisë elektrike.

“Reagim ndaj deklaratës së sotme të deputetes Blerta Deliu Kodra: Presidentja e Republikës së Kosovës i di shumë mirë obligimet e saj kushtetuese, se cilat janë përgjegjësitë e saj, e cilat jo”, thuhet në postimin e saj.

Ajo më pas thuri lëvdata për presidenten Osmani për menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinave, gjë që u përmend edhe ne debatin e sotëm parlamentar nga deputetët e Listës GUXO.

“Ashtu si pjesa më e madhe e botës, Republika e Kosovës është përballur me sfida që lidhen me pandeminë, për të cilat është angazhuar personalisht Presidentja. Ky angazhim, ndër të tjera, ka rezultuar me sigurimin e donacionit prej mbi 500,000 vaksinave nga SHBA-të dhe mijëra vaksina të tjera nga partnerë të tjerë”, thotë më tej këshilltarja e presidentes. 

Exit mobile version