![Flaka Loxha e nis mbarë Evropianin, kalon në raundin e dytë Flaka Loxha e nis mbarë Evropianin, kalon në raundin e dytë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/Screenshot_3-38-600x360-1.jpg)
Flaka Loxha ka shënuar fitore në rrethin e parë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudistja kosovare fitoi me IPPON ndaj bullgares, Snezhana Gramatikova,
Loxha e administroi meçin dhe arriti shumë shpejt ta përfundonte atë me një IPPON.
Në rrethin e dytë, ajo do të takohet me xhudisten polake, Julia Kowalczyk.
Po ashtu në rrethin e dytë është edhe Distria Krasniqi, e cila rrethin e parë e kaloi pa luftë.