Artistja shqiptare, Fjolla Morina është tejet aktive ne rrjetet sociale.
Vetëm në rrjetin social Instagram këngëtarja ka mbi 400.000 ndjekës ku me ta ndan përditshmërinë e saj.
Disa publikime të fundit nga Fjolla, janë marrë edhe si “thumba” ndaj ish-bashkëshortit të saj Fisnik Syla.
Mirëpo postimi i fundit i këngëtares mori vëmendjen e publikut e mediave rozë.
“Defenitivisht mund t’ju them që njeriu e ka prejardhjen nga derri nejse edhe nga majmuni pak. Si dhe nga dhelpra 30%, nga qeni, kali, lopa me përqindje të njëjtë, nga ujku e kuçedra 7,5%. Si dhe nga gomari me një përqindje të ndryshme individuale…”, shkroi Fjolla.