Home Lajme Fjalët e para të Christopher Hill në Beograd, tregon nëse erdhi për zgjedhjet serbe atje

Fjalët e para të Christopher Hill në Beograd, tregon nëse erdhi për zgjedhjet serbe atje

0
Fjalët e para të Christopher Hill në Beograd, tregon nëse erdhi për zgjedhjet serbe atje

Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se nuk ka qenë për një kohë të gjatë në Serbi dhe ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet brezi i ri i njerëzve atje, për dallim nga hera e fundit nga vizita e tij në Beograd.

“Unë s’kam qenë për një kohë të gjatë këtu, më duhet të mësoj më shumë për Serbinë. Më duhet të dëgjoj shumë dhe do të filloj nga sot, kur do ta kem mundësinë të marr letrat kredenciale nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq”, ka thënë Hill, shkruan Danas.

Hill më tej ka thënë se është i lumtur që është kthyer në Beograd bashkë me gruan e tij Julie dhe se, sipas tij, Serbia është një vend ndryshe sot.

“Nuk më ka rënë të merrem me situatën këtu për dekada, gjë që është arsyeja pse duhet të kuptojë gjeneratë e re të njerëzve, disa prej të cilëve s’kanë qenë as të lindur kur unë isha bë Beograd më herët”, ka shtuar tutje Hill.

I pyetur për ardhjen e tij në kohë fushate dhe në prag të zgjedhjeve në Serbi, Hill ka thënë se ka ardhur sa më shpejt që ka mundur, duke theksuar procedurat që kanë zgjatur pothuajse 9 muaj në SHBA dhe ka potencuar se ardhja e tij në këtë kohë s’ka kurrfarë lidhshmërie me zgjedhjet në Serbi.

“Ne kemi votuar në Florida”, ka vazhduar Hill me shaka.

Ai tutje ka thënë se do të flasë më në detaje për çështje të ndryshme në momentin që do të akreditohet zyrtarisht si ambasador në Serbi.

Exit mobile version