Home Sport Fitorja e 12-të radhazi në Serie A, Napoli mposht edhe Empolin

Fitorja e 12-të radhazi në Serie A, Napoli mposht edhe Empolin

0
Fitorja e 12-të radhazi në Serie A, Napoli mposht edhe Empolin

Napoli po vazhdon me formën e lartë këtë sezon, teksa sonte regjistroi edhe fitoren e 12-të radhazi në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti gjithashtu vazhdon të jetë e vetmja pa humbje këtë sezon.

Hirving Lozano nga penalltia në minutën e 69-të dhe Piotr Zielinski në minutën e 88-të shënuan golat e fitores për vendasit.

Mysafirët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 74-të, pasi Sebastiano Luperto u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë.

Dyshja shqiptare, Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami, u paraqiten për 90 minuta.

Napoli pas kësaj fitore ka 38 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, kurse Empoli ndodhet në pozitën e 14-të me 14 pikë. 

Exit mobile version